Në prag të vendimit të ASH-së, Taravari lëshon mesazhe “të koduara”?

Ka një kohë që kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari po shpërndan mesazhe të shkurtra, por që lënë hapësira për komente dhe interpretime të ndryshme edhe ngamediat, por edhe qytetarët dhe aktivistët partiakë, përcjell KlanM.

Në periudhën kur partia që ai drejton duhet të vendosë se ç’drejtim do të marrë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Taravari ka lëshuar një tjetër mesazh.

“Ka momente shumë delikate në historinë e një shteti ku vendimi që duhet marrë për një kohë të shkurtër, shpëton dekadat që do të vijnë”, ka shkruar Taravari.

Aleanca për Shqiptarët dhe Taravari ndodhet para një udhëkryqi me tre drejtime. Njëra koalicion me BDI-në në të ashtuquajturin Front Evropian, e dyta t’i bashkohet frontit opozitar në koaliconin Lidhja Evropiane për Ndryshim dhe e treta, të garojnë vetëm në zgjedhje.

“Për sa kohë je gjallë ke gjithnjë Një Mundësi Tjetër”, kishte shkruar më herët Taravari.
Para disa ditësh Taravari bashkë me krerët e LEN-it opozitar ishin në takim tek kryeministri i Kosovës dhe lider i vetëvendosjes, Albin Kurti. Kreu i ASH-së ka thënë në disa raste se nuk e dëshiron koalicionin me BDI-në dhe se bashkimi i ASH-së me LEN do ta dërgonte partinë e Ahmetit në opozitë. Mirëpo, vendimin përfundimtar, siç e kanë theksuar gjithmonë ai dhe drejtuesit tjerë të kësaj partie, e sjell Kuvendi Qendror i ASH-së që pritet të mblidhet në ditët e ardhshme./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share