Presidenti i SHBA, Joe Biden gjatë vizitës së tij në Irlandë ka mbajtur një fjalim në një bar në County Louth ku mijëra njerëz u mblodhën për ta përshëndetur atë në turin në origjinën e paraardhësve të tij.
Biden tha se duke vizituar zonën ku kishte lindur stërgjyshi i tij, ndihet si të kthehet në shtëpinë e tij.
“Shpresa është ajo që rreh në zemrën e të gjithë njerëzve dhe veçanërisht në zemrat e irlandezëve. Çdo veprim ka të bëjë me shpresën se ne mund t’i bëjmë gjërat më mirë”, tha Biden.
Në Irlandën e Veriut, Presidenti Biden është takuar po ashtu me liderin britanik Rishi Sunak. Biden deklaroi se marrëveshja e re e Brexit mund të sjellë investime të rëndësishme në vend.
“Ata që kanë qenë në Amerikë e ndodhen këtu tani e dinë se ka një popullsi të madhe që është duke investuar dhe kujdeset shumë për atë që ndodh këtu. Mbështetja e popullit të Irlandës së Veriut, mbrojtja e paqes, ruajtja e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë në Belfast është një prioritet si për demokratët ashtu edhe për republikanët në Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo është e pazakontë sepse ne kemi qenë shumë të ndarë në partitë tona. Kjo është diçka që bashkon Uashingtonin.”
Vizita e Biden vjen në 25-vjetorin e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë të vitit 1998 që i dha fund 30 viteve gjakderdhje midis sindikalistëve, të cilët dëshironin që Irlanda e Veriut të ishte pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe nacionalistëve të cilët donin që ajo ishte pjesë e Republikës së Irlandës./tvklan.al