“Ne nuk luajmë” – Izet Mexhiti: Do ta fuqizojmë opozitën

Lëvizja e re politike e paralajmëruar nga Izet Mexhiti, nuk është lojë politike, siç mund të aludohet nga dikush. Kështu u shpreh i bindur Izet mexhiti, i cili shtoi se nëse do të kishte bërë lojë, më mirë e më lehtë do ta kishte të bëjë lojë brenda subjektit dhe brenda qeverisë, përcjell klanM. Të gjitha dilemat rreth qëëlimeve të këtij grupi, sipas Mexhitit, mbarojnë sot me themelimin e subjektit të ri politik. Ai theksoi se synon të bashkojë opozitën shqiptare.

“Deri tani ka pasur një parti të fuqishme dhe opozitë të dobët. Ne do të japim kontribut që ta fuqizojmë opozitën, ta unifikojmë opozitën me kontributin tonë sepse është e shëndetshme për demokracinë, është e shëndetshme edhe për shqiptarët në RMV që të ketë opozitë të fuqishme, e cila nuk do e lë asnjëherë pozitën që ta zërë gjumi dhe t’i harrojë premtimet deh zotimet”, tha Mexhiti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share