Shqipërisë i duhen tre garanci, një vend i gatshëm për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, një shtet ku fryma e modernizimit të hyjë në të gjitha venat e organizmit të tij dhe një forcë qeverisëse e përkushtuar ndaj kapitalit njerëzor të shoqërisë”, është shprehur kryeministri, Edi Rama në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.
Ndër të tjera Rama u shpreh se ne nuk do të arrijmë të bëhemi pjesë e familjes europiane nëse nuk do të kemi një drejtësi europiane dhe një mirëqeverisje europiane.
Rama u shpreh se nëse PS nuk e ngre më lartë kërkesën ndaj vetes progresi vihet në një diskutim serioz fakt të cilin kryeministri jua rikujtoi të gjithë anëtarëve të partisë së tij.
Edi Rama: Pas 10 vitesh të pandalshme përballjeje në çdo hap me faktet e të shkuarës unë nuk dua as të përsëris ato që u thanë as t’ju marr më shumë kohë me ndryshimin si dita me natën mes të sotmes dhe të djeshmes. Dua të përqëndrohem vetëm në disa tema kyçe të së nesërmes, për Shqipërinë, shtetin dhe partinë. Unë besoj që me gjithë vlerën e shtuar që kemi krijuar, me punën e bërë Shqipëria nuk është jashtë rrezikut të rikthimit mbrapa nëse ne Partia Socialiste nuk do të fokusohemi me të gjithë forcën te krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pandalim.
Mereni me mend për një moment me çfarë ju shikojnë sytë rreth e rrotull që sikur ne të mos jemi këtu dhe të tjerë të jenë në vendin tonë se me çfarë shpejtësie mund të zhbëhet i gjithë ky progres. Prandaj ne na duhen të paktën tre garanci: një vend i gatshëm për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, një shtet ku fryma e modernizimit të hyjë në të gjitha venat e organizmit të tij dhe një forcë qeverisëse e përkushtuar ndaj kapitalit njerëzor të shoqërisë.
Dua ta besoni se për ne asgjë nga kto që u thanë dhe u panë nuk mund të jetë mjaft. Do të ndërtojmë më shumë infrastrukturë patjetër, do të risim turizmin patjetër, do të bëhemi eksportues neto të energjisë patjetër, por të gjitha këto nuk do ta bëjnë Shqipërinë një vend të gatshëm për anëtarësim në BE nëse ne nuk do të kemi një drejtësi europiane dhe një mirëqeverisje europiane.
As nuk do ta bëjmë këtë vend një shtet ku fryma e modernizimit të hyjë në çdo vend të tij nëse ne nuk do të guxojmë të thyejmë kornizën e progresit gradual përmes inovacionit jogradual dhe jo thjeshtë në aspektin teknologjik, por në qasjen, filozofinë e qasjes së institucioneve ndaj idesë së progresit dhe as nuk do ta bëjnë këtë parti një forcvë qeverisëse të përkushtuar ndaj kapitalit njerëzor të shoqërisë fitoret elektoralë të rradhës me disa kundërshtarë as të gjallë as të vdekur të cilat, fitoret aq sa vlejnë duke na dhënë mundësinë të udhëheqim vendin aq edhe mund të na ulin nivelin e kërkesës jetike ndaj vetvetes si forcë udhëheqëse duke e lënë progresin pa asnjërën nga garancitë sepse nëse PS nuk e ngre më lartë kërkesën ndaj vetes atëhere nuk ka as kush e bën gati Shqipërinë për tu anëtarësuar në BE, as kush i përkushtohet kapitalit njerëzor të shoqërisë.
Gadishmëria e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në familjen europiane, fuqia modernizuese dhe rritja e kapitalit njerëzor janë sot dhe jo për pak vitë të tjera pazgjithshmërisht të lidhura me këtë parti prandaj çdo kush që ka një detyrë për këtë parti duhet t’i vërë gishtin kokës së vet çdo dit, unë ja vë dhe t’ja kujtojë mirë këtë fakt absolut që nëse PS ndalon ulet dhe kënaqet dhe nuk synon më lart garancitë mungojnë dhe progresi vihet në diskutim serioz, në një botë, në një rajon ku çdo ditë që dikush ndalon distancën me të tjerët që vrapojnë bëhet shumë herë më e madh sesa ç’ndodhte në kohëra përpara kësaj./tvklan.al