Në mes të thashethemeve për divorc, Jennifer Lopez uron Ben Affleck

Jennifer Lopez ka uruar heronjtë e jetës së saj.

Këngëtarja postoi në InstaStory dedikime për bashkëshortin Ben Affleck dhe babanë e saj, David Lopez me rastin e Ditës së Babait.

“Heroi ynë. Gëzuar Ditën e Babait”, shkroi ajo krah një fotoje bardhë e zi të aktorit në një avion, skenë e filmit “Pearl Harbor”.

Edhe për babanë e saj bëri diçka të ngjashme, sërish një foto bardhë e zi në një kamionçinë shoqëruar me shkrimin: “Gëzuar Ditën e Babait, babush”.

Urimi ndaj Affleck vjen në një periudhë paksa delikate për çiftin. Mediat e huaja kanë raportuar se martesa e tyre dyvjeçare po përjeton një krizë dhe është drejt divorcit. Jennifer dhe Ben po jetojnë në shtëpi të ndara. JLo anuloi turneun duke u shprehur se ka nevojë të kalojë kohë me “fëmijët, familjen dhe miqtë e afërt”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share