Dje për nderë të drejtorit tashmë të ndjerë të shkollës fillore Bajram Shabani në Kumanovë, Mustafë Ebibi është mbajtur Mbledhje komemorative në prani të familjarëve, miqëve, kolegëve dhe shokëve të tij.
Para të pranishmëve fjalë rasti kishte nga familja dhe nga kolektivi duke e përshkruar të ndjerin si një njeri të mrekullueshëm që gjithë jetën e tij ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sferën jetësore dhe kulturore për të mirën e qytetarëve në Kumanovë e më gjerë.
Mustafë Ebibi ka lindur më 12 prill të vitit 1963. Ishte fëmiu I dytë nga 6 fëmijët , nga prindërit Zejadin dhe Makfire Ebibi. Shkollimin fillor e kreu në Shkollën fillore “Vëllazërimi” (Naim frashëri) në Kumanovë. Në vitin 1977 u regjistru në Shkollën e mesme të Edukatës fizike, në Bujanoc e më pas dy vite në Shkup . Më pas kreu edhe Shkollën e lartë të edukatës fizike në Shkup si dhe Fakultetin e edukatës fizike në Prishtinë. Në vitin 1985 u punësua si arsimtar i edukatës fizike në shkollën fillore “ Vëllazërimi” paralelet në Çerkez, kurse më 1 shtator të vitit 1986 u punësua në Shkollën fillore “ Bajram Shabani” Kumanovë.
Gjatë tërë jetës veprimtari e tij ishte e shtrirë në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë, në zhvillimin dhe avancimin e sportit sidomos futbollit, si dhe ngritjen e nivelit në piedestal edhe më të lartë të SHKA “ Bajram Shabani” ku ishte një kohë si valltar, kurse më pas edhe koreograf i po kësaj shoqërie.
Në rrugëtimin e tij si profesor i edukatës fizike e më pas edhe si drejtor gjatë vitit 2002 e më pas edhe nga viti 2018 – deri në ditën e fundit të jetës së tij, me tërë qenjen e tij ishte i përkushtuar në avancimin e kushteve sa më të mira për mësim për nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle, me çrast në një nga intervistat e dhëna në mediat e shumta për Televizionin Alsat do të theksojë:
Dekada me radhë gjatë çdo organizimi të patronatit të Shkollës, Mustafa gjithnjë ishte ndër kreatorët e ideor të programit festiv me koreografinë e valleve të ndryshme.
Në filozofinë e tij të veprimit në rend të parë ishte suksesi dhe arritja e qëllimit të parashtruar. Në këtë Mustafa i ndjerë pa mëdyshje gjatë punës së tij 37 vjeçar nuk dështoi asnjëherë. Përkundrazi gjithnjë doli ballëhapur para të gjithëve. Andaj sot, jo vetëm familja e tij por të gjithë ne , ish nxënës, kolegë, shokë e dashamir jemi krenarë me të arriturat e tij në të gjitha fushëveprimet e tij.
Për veprimtarin e tij të palodhur dhe rezultatet e arritura në të gjitha fushat e veprimtarisë, Mustafë ebibi u nderua edhe me çmimin e nëntorit në vitin 2009, që Komuna e Kumanovës ndan për subjektet dhe individët e dalluar për rezultatet e arritura në lëmi të ndryshme.
Vlenë të theksohet se gjatë mandatit të fundit , 6 vitet e fundit të jetës së tij, Mustafa me përkushtimin më të madh punoi në renovimin e tërësishëm të shkollës, duke mos u ndarë për asnjë çast nga punonjësit të cilët po kryenin punët rreth renovimit, sepse dëshironte të shihte nga afër çdo detal të përmirësimit të kushteve për avancimin e procesit edukativo arsimor.
Mustafë Ebibi që nga mosha e re u dëshmua edhe si futbollist i dalluar e më pas edhe si trajner, apo pedagog i vërtetë i futbollit. Në këtë fushë ka arritur gati të gjitha sukseset e mundshme në karrierë, që do tia kishte lakmi çdo kolegë i tij tash , por edhe në gjeneratat e ardhshme.
Me ekipet e shkollës në hendboll e sidomos në futboll ka prekur majat e suksesit duke marrë pjesë në gara të ndryshme nga ato komunale e deri në ato shtetërore. Risi solli edhe në futbollin e femrave duke arritur që disa herë ekipi i femrave të SH “ Bajram Shabani” disa herë të shpallet kampion shtetëror. Më pas ishte trejner i kategori ve të ndryshme në KF Bashkimi dhe klube tjera Kumanovare . Ndërkaq në tandem me ish trajnerin Nexhat Shabani disa sezone udhëhoqën Bashkimin edhe në Ligën e parë 2007-2008.
Maja e suksesit arrin kur në vitin 2008 caktohet seleksionues i Reprezentacionit të Maqedonisë për grup moshat U-19.
Gjurmë ka lënë edhe në jetën kulturore me SHKA “ Bajram Shabani” fillimisht si valltar e pastaj si koreograf. Edhe pse në moshë ishte i ri si koreograf zilinë ia kishte edhe koreografi i mirënjohur i Ansmablit kombëtar të Shqipërisë Panajot Kanaçi, i cili me plot dëshirë erdhi në Kumanovë që së bashku me Mustafë Ebibin të sjellin në skenë valle të reja me motive nga rajoni i Kumanovës. Ndër veprat më të njohura skenike të këtij tandemi koreografësh ishte vallja e njohur e Dasmës Kumanovare, me të cilën ansambli kumanovarë zuri vendin e parë në Festivalin e këngëve dhe valleve “ Këngë jeho në Strugë në vitin 1993.
Vallet e sjellura në skenë nga Mustafë Ebibi ndër dekada janë vlerësuar dhe kanë marrur çmime të larta në festivale të shumta si në shtetet e rajonit por edhe në Turqi.
Janë këto vetëm disa nga të arriturat e Mustafë Ebibit në karrierën e tijë si profesor, trajner futbolli dhe koreograf në ansamblin Kumanovarë. Të pakta janë fjalët për ti numruar të gjitha sukseset dhe proektet e realizuara.
Por vlenë të përmendet se edhe pse në gjendje të vështirë shëndetësore gjatë dy viteve të fundit, ai mbi veten vendosi shkollën dhe nxënësit për të cilët u shkri deri në frymën e fundit të jetës së tij.
Gjatë gjithë këtyre dy viteve lirisht mund të thuhet se Mustafa, prioritet para vetes kishte avancimin e kushteve për mësim në Shkollën Bajram Shabani, që zaten edhe tërë jetën ishte moto e veprimtarisë së tij rreth katër dekadëshe.
Mustafë Ebibi, deri në disa orë para ndarjes nga kjo botë , edhe pse në shtrat po i kryente përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor duke dhënë edhe sugjerime dhe instruksione për fillimin e vitit të ri shkollor. Por, për fat të keq nuk arriti të përjetojë edhe një fillim të një viti të ri akademik.
Mustafë Ebibi na la shumë vepra dhe kujtime të mira. Të qoftë dheu i lehtë Mustafë. Zoti të mëshiroftë.