Në Kukës shtrihen lëndinat më të mëdha alpine në Evropë! Mbi 100 kuaj të egër të zonës kullosin të lirë

I lindur në Topojan, bjeshkët e të parëve të tij, nisi t’i promovojë në rrjetet sociale. Një fimim amatoresk i të riut kuksian Afrim Tahiraj u bë viral duke thyer rekorde shikueshmërie.


Pamja mahnitëse e kuajve të egër teksa vraponin të lirë në lëndinat e gjelbra ngjalli interesin e madh të turistëve vendas e të huaj, për t’u njohur me magjinë e Veriut të Shqipërisë. Këto lëndina shtrihen nga liqeni i Novosejës e deri te maja e Kallabakut dhe mund të përshkohen për 5 orë.

-Pse e quajnë Shtegu i Ngjyrave?

Afrim Tahiraj: E ka marrë emrin për shkak të shumëllojshmërisë së luleve, sepse sidomos në Qershor mbulohen pothuajse të gjitha lëndinat me lule.

-Me lule shumëngjyrëshe apo ka një tipologji lulesh?

Afrim Tahiraj: Janë lule të të gjitha llojeve.

Sipas Tahirajt, në zonë janë rreth 100 kuaj gjysmë të egër të cilët shumicën e kohës kullosin të lirë. Ai shton po ashtu se këto lëndina alpine janë më të mëdhatë në Evropë.

-Sa kuaj ka në këtë zonë?

Afrim Tahiraj: Unë mendoj se në këtë zonë ka mbi 100 kuaj.

-Që janë gjysmë të egër ë?

Afrim Tahiraj: Gjysmë të egër.

-Por ata kullosin në gjendje të lirë.

Afrim Tahiraj: Kur banorët kanë nevojë i marrin, por shumicën e kohës janë të lirë në periudhën që shkrin bora, në dimër i kthejnë prapë në fshat.

-Është e vërtetë që këtu janë lëndinat më të mëdha të Evropës?

Afrim Tahiraj: Në dijeninë time këto janë lëndinat më të mëdhaja, nisin nga këtu e deri në majat e Sharrit.Është vetëm njëra në Dolomite, por është me e vogël se kjo.

-Këto mund të jenë pllajat më të mëdha të Evropës ë? Dhe vishen me lule.

Afrim Tahiraj: Lëndina alpine flasim…Shtegu bëhet për 5 orë, por zakonisht bëhet 8 se është aq i bukur./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share