Në krye të parlamentit të Malit të Zi zgjidhet një pro serb

Andrija Mandiç është kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi dhe, njëherësh, anëtar i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, i cili komandon Ushtrinë e Malit të Zi. Ai mori mbështetjen e 49 deputetëve të shumicës së re parlamentare, përfshi edhe dy parti shqiptare.

Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë u larguan nga salla para votimit. Ata lidhën një fjongo të zezë në mikrofon në emër të, siç thanë, ditës së zezë për demokracinë në Mal të Zi.

Ndërsa gjatë seancës, jashtë Parlamentit u zhvillua protesta e organizuar nga Forumi i Qytetarëve të Lirë të Luçës dhe partitë opozitare që kontestonte Mandiç.

Kryetari i parlamentit, Mandiç eshte lideri i Demokracisë së Re Serbe – anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus (DF) – i cili së voni është riemëruar si koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi.

Prioritete të politikës së jashtme të partisë së Mandiçit janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në politikën rajonale, Mandiç ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe me presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik.

Ai e mohon edhe gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share