Kozniku dhe Djarmati besojnë te cilësitë e ekipit të Daliç
Kroacia kërkon një tjetër finale pas asaj të 2018. Ndaj Argjentinës sot do të jetë një sfidë e vështirë, por për ish-futbollistin shqiptar të përfaqësueses kroate, Ardian Kozniku presioni është te kundërshtari.
Ardian Kozniku: Janë të avantazhuar pasi nuk kanë dalë në opinionin se do të dalin të parët.
Ish-futbollisti Matko Djarmati thotë për TV Klan se pas eliminimit të Brazilit mund të besohet edhe kalimi i përfaqësues tjetër amerikanojugore.
Matko Djarmati: Ndeshjen e fundit e kemi mundur Argjentinën dhe e kemi eksperiencë. Argjentina është më e kalueshme se Brazili kështu mendojnë në Kroaci. Pastaj Kroacia ka më përvojë, ndërsa Argjentina ka vetëm Messi-n.
Kozniku, i cili ishte pjesë e Kroacisë së Botërorit të 1998, mendon se ai rezultat dhe puna e bërë me lojtarët ndër vite është garancia e kësaj skuadre.
Ardian Kozniku: Ajo medalje e marrë ishte një frymëzim për lojtarët e tjera dhe natyrisht puna e bërë në klubet kroate.
Kroacia është kualifikuar në finalet e Botërorit 6 herë nga 7 përpjekjet e bëra qëkur u anëtarësua në FIFA. Në dy kampionatet e fundit ka humbur vetëm ndeshjen finale të 2018 ndaj Francës.
Tv Klan