Në komunën e Tetovës për zgjedhjet parlamentare të drejtë vote kanë 86.550 qytetarë, ndërsa për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të mund të votojnë gjithsej 86.405 qytetarë, informojnë nga Komisioni komunal i zgjedhjeve (KKZ) Tetovë. Sot mund të votojnë 235 persona që janë në paraburgim ose bur, si dhe personat e sëmurë.
“Sot votojnë personat që ndodhen në burg ose që vuajnë masën e paraburgimit. Në burgun e Tetovës të drejtë vote kanë 54 të burgosur. Po ashtu, një ditë para zgjedhjeve votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, ku nga 218 kërkesa të dorëzuara në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, 181 kërkesa janë pranuar nga KKZ-ja. Sot 181 persona, të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë të drejtë të votojnë një ditë para zgjedhjeve. Këshillat zgjedhore janë në terren për ta zbatuar procedurën e votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm dhe presim deri në fund të ditës që të na informojnë se sa nga 181 persona kanë votuar deri në orën 19”, informoi Nazmi Dauti, nga KKZ Tetovë.
Sot KKZ Tetovë shpërndan materialin zgjedhor në 117 vendvotime në të cilat nesër do të zhvillohet procesi zgjedhor./MIA