Në Komunën e Gostivarit kanë votuar mbi 20 mijë qytetarë

Deri në orën 15 në komunën e Gostivarit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 20.687 qytetarë, gjegjësisht 25,41 për qind.

Nga KKZ Gostivar informojnë se nuk ka pasur probleme të mëdha në procesin e zgjedhjeve, përveç disa vështirësive me aparatet për leximin e shenjave të gishtërinjve.

Në komunën e Gostivarit të drejtë vote kanë 81.517 votues të regjistruar në listën zgjedhore të cilët sot votojnë në 121 vende të votimit. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share