Në këtë pjesë të Tetovës nesër do të jetë i ndaluar parkimi shkaku i vizitës së Albin Kurtit

Komuna e Tetovës njofton të gjithë qytetarët që përshkak vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, nesër (11.08.2023) nga ora 07:00 deri në ora 22:00, zona A2 nga rrethrrotullimi tek Vero e deri në qendër të qytetit dhe zona A3, nga qendra deri tek kthesa tek Tropiko, do të jenë të ndaluara për parkim.

Në rast parkimi, për qytetarët do të vijojnë gjoba. Nga ana tjetër, komuna e Tetovës në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Parkingu i qytetit”, kanë vendosur që të gjitha zonat e parkimit në Tetovë, gjatë kësaj periudhe kohore të jenë pa pagesë.

Përndryshe nesër kryeministri Kurti do të vizitojë komunat e Tetovës dhe Çairit, ku do të mirëpritet nga kryetarët e këtyre komunave, Bilall Kasami dhe Visar Ganiu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share