Misioni për të zbuluar sekretet e tre hënave të mbuluara nga akulli të Jupiterit filloi këtë të premte. Agjencia Evropiane e Hapësirës ka ndërtuar një anije të posaçme të quajtur JUICE, që të bëjë udhëtimin shtatë vjeçar drejt pjesëve më të largëta të sistemit tonë diellor.
Misioni për të studiuar hënat e Jupiterit do të sjellë përgjigje të shumëpritura. Anija hapësinore JUICE pritet të udhëtojë për 884 milionë kilometra, duke u rrotulluar përreth Jupiterit dhe hënave të tij të mbuluara nga akulli.
Jupiteri është një planet gjigand prej gazi. Ai është planeti më i madh që rrotullohet më shpejt nga të gjithë planetët e sistemit tonë diellor. Pasi të arrijë në orbitë në vitin 2031, anija hapësinore do të hapë dhjetë panele diellore dhe instrumentat për të matur elementët në mjedisin përreth.
Misioni do të hetojë shfaqjen e botëve të banueshme përreth planeteve gjigande të përbëra nga gazi. Anija do të kalojë pranë planetit Jupiter dhe tre hënave të tij, të quajtura Calisto, Europa dhe Ganymede./VOA