Në Katar është vendosur se çfarë do të bëjnë me dhomën ku qëndroi Messi gjatë Botërorit

Dhoma ku Lionel Messi qëndroi në Universitetin e Katarit gjatë Kampionatit Botëror, do të bëhet një muze i vogël, raportojnë mediat e atjeshme.

Në këtë mënyrë do të përjetësohet momenti kur superylli i futbollit u ngjit në fronin botëror për ta fituar trofeun e vetëm që mungonte në sirtarin e tij – Kupën e Botës.

Messi dhe bashkëlojtarët e tij te skuadra e Argjentinës vendosën të mos qëndronin në një hotel luksoz me pesë yje në Katar dhe në vend të kësaj qëndruan në një konvikt studentor.

Vendimi i befasishëm për të qëndruar atje erdhi pasi zyrtarët e futbollit argjentinas vendosën se kampi i gjerë do t’i lejonte ata të organizonin evenimente tradicionale qoftë nga vendi i tyre apo nga vendi nikoqir.

Pjesa e kampit të Universitetit të Katarit ku qëndroi skuadra argjentinase përbëhet nga 90 dhoma, përmban ambiente sportive moderne, një pishinë olimpike dhe stadiumin e vet të futbollit me një kapacitet prej 10.000 ulësesh.

Në fund, vendimi doli të ishte më se i mirë, sepse Argjentina e fitoi titullin e kampionit të botës dhe krijoi një atmosferë të mrekullueshme dhe për nder të kapitenit ikonik, Lionel Messi, dhoma e tij do të kthehet në një muze të vogël./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share