Me dëgjimin e dëshmitarëve me propozim të mbrojtjes, në Gjykatën themelore penale Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin “Softuerë” ku i akuzuari i parë është ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.
Me propozim të mbrojtjes, në seancën e kaluar gjyqësore dëshmuan ekspertë nga sfera e pronësisë intelektuale dhe nga sfera e punës materiale, kontabiliste dhe financiare.
Ata u përgjigjën në pyetje të parashtruara nga i akuzuari Dragi Rashkovski dhe prokurorja Ivana Trajçeva, e të cilat kanë të bëjnë me prokurimet publike, për të cilat i akuzuari ngarkohet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizmit” dhe “larjen e parave dhe të ardhura tjera nga vepra penale”.
Sipas akuzës, i akuzuari i parë nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për prokurime publike për sistem për identifikim biometrik, prokurim publik të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e dënimeve, furnizim të ANPR kamerave për njohjen e targave të automjeteve dhe prokurim të kabinave nga metali për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.
Rashkovski u akuzua për veprat penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “larjen e parave dhe të ardhurave tjera nga veprat penale”, ndërsa personat I.D.. I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. janë akuzuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.
Rastin e udhëheq gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Ivana Trajçeva./MIA