Në Gjykatën Penale sot nisi dhe menjëherë u shty gjykimi për Llatasin dhe Lazarovin

Në Gjykatën Penale sot nisi dhe menjëherë u shty gjykimi për moderatorin Dragan Pavloviq Llatas dhe jutjuberin Stefan Lazarov.

Gjykimi u shty pasi avokatja e Llatasit në të njëjtën kohë ishte ë një gjykim tjetër, dhe nuk kishte mundësi që të ishte prezent edhe në gjykimin e Llatasit.

Sipas Prokurorisë, Llatas, i cili ka qenë mysafir në intervistën e publikuar më 14 shkurt në Youtube kanalin e të akuzuarit të dytë, publikisht ka promovuar akt të dhunës gjinore, duke sjellë kujtime nga e kaluara e tij, pa shprehur dënim moral apo pendim, me këtë, me vetëdije ka promovuar sjellje dhunuese. Moderatori Llazarov, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm për përmbajtjen, nuk e ka penguar apo ndërprerë Llatasin, por ka nxitur komente shtesë.

Më herët, pas propozimit të Prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit ndaj dy personave, gjykata me vendim e pranoi propozimin dhe ndaj të pandehurit Dragan Pavloviq Llatas u caktua masë parandaluese, përkatësisht konfiskimi i përkohshëm i pasaportës dhe ndalimin e paraqitjeve publike që nxisin përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike. Edhe ndaj të akuzuarit tjetër, Stefan Lazarov, është caktuar masë – ndalim të paraqitjeve publike që nxisin përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike.

Ndryshe, në intervistë Latasi tregoi rrëfim se si në moshën 15-vjeçare bashkë me disa shokë, në një veturë Fiço, kanë keqtrajtuar një vajzë gjatë marrëdhënieve seksuale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share