Në Gaza, me karrocë gomari për të shkuar në shkollë

Shumë prindër e kanë të pamundur që t’i çojnë fëmijët e tyre me autobus për shkak të kostos shumë të lartë

Rrugët e mbushura me njerëz, me gropa dhe shpesh të ndotura të Gazës janë të vështira, veçanërisht për fëmijët që përpiqen të shkojnë në shkollë.

Për ata që jetojnë shumë larg ose që janë shumë të vegjël për të bërë udhëtimin në këmbë dhe shumë të varfër për të përballuar koston e autobusit, 33-vjeçari Loay Abu Sahloul ka një alternativë të besueshme edhe pse shumë e ngadaltë, karrocën e tij të gomarit.

Çdo mëngjes, 33-vjeçari palestinez mbledh pasagjerët e tij, shumica prej tyre parashkollorë nga shtëpitë e tyre në kampin e refugjatëve Khan Younis. Ndonjëherë numri i tyre arrin edhe 15.

“Në Rripin e Gazës situata është e keqe. Prindërit e tyre më thanë se nuk mund të paguajnë 12 Dollarë për autobusin. Kështu ata më kërkuan t’i marr fëmijët e tyre dhe ata paguajnë 1.2 Dollarë. Gjithashtu unë nuk kam punë, prandaj i marr fëmijet e tyre dhe i çoj në shkolle ose në kopshtet e tyre. Unë i trajtoj ata si fëmijët e mi dhe nuk i lë ata në rrugë që të ikin vetë në shkollë. Pres derisa ata kanë mbërritur atje. Kjo është përgjegjësia ime.”

Sidoqoftë, karroca e gomarit mund të jetë e rrezikshme. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj elementeve të rrezikshëm si rrugët e këqija dhe me gropa dhe herë pas here janë rrëzuar.

“Ky është fëmija im më i vogël që përdor karrocën për ta dërguar në shkollë, nuk kam mundësi të paguaj tarifat e autobusëve. Edhe pse kjo është e rrezikshme. Shumë herë ai arrinte në shtëpi dhe ishte lënduar në kokë ose në këmbë sepse kishte rënë nga karroca, por ne nuk kemi zgjidhje, unë jam i papunë.”

Fitimet janë të pakta por Abu Sahloul, i cili thotë se të qenit shofer i një gomari është i vetmi punësim i disponueshëm.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share