“Ne e zumë kryeprokuroren e PSP-së me çanta Louis Vuitton…” – Grubi: Është rrënuar besimi në Drejtësi

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Sistem Politik në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi në Klan Debat flet për situatën aktuale politike në vend, duke u përgjigjur para gazetares Xhumadije Ibraimi.

Grubi e quajti “gjueti shtrigash” debatin e ditëve të fundit rreth ndryshimeve të Kodit Penal me çka parashihet që funksionarët shtetërore të dënohen më pak për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “bashkim kriminal”.

Ai përmendi rastin e arrestimit të ish kreut të PSP-së, Katica Janeva, që sipas tij ka rrënuar besimin në Drejtësi.

“Ne e zumë kryeporkuroren e Prokurosië Speciale me çanta Louis Vuitton në dorë dhe me lekë pa fund në ato çanta, duke bashkëpunuar me figura nga më të çuditshmet  në shoqërinë tonë. Duke bashkëpunuar me ato që duhej të jenë të akuzuar në procese gjyqësore dhe u gjetën edhe në lista të zeza të SHBA-së dhe kjo kontribuoi në rrënimin e tërësishëm të besimit të qytetarëve ndaj prokurorisë e gjykatës. Do marrë shumë kohë për ta rikthyer kredibilitetin e institucioneve të ndarjes së drejtësisë”, deklaroi Artan Grubi, zëvendëskryeministër./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share