Elon Musk ka shitur 7.92 milionë aksione të Tesla, me vlerë 6.9 miliardë Dollarë. Shitja ndodhi pas takimi të përvitshëm të aksionerëve gjatë javës së shkuar.
Shefi i Tesla-s thotë se i nevojiten paratë nëse do detyrohet të blejë Twitter për 44 miliardë Dollarë.
Lajmin e konfirmoi vetë Musk duke iu përgjigjur një pyetjeje në Twitter nëse ai i ka shitur aksionet. Ai sqaron se një lëvizje e tillë ishte “e rëndësishme për të shmangur një shitje emergjente të aksioneve të Tesla”.
Ai dha edhe një përgjigje pohuese ndaj dikujt tjetër që e pyeti nëse në të ardhmen do t’i riblinte aksionet nëse nuk ndodh marrëveshja me Twitter.
Prej Korrikut, Musk ka hequr dorë nga blerja e kësaj kompanie pasi e ka akuzuar se nuk i jep informacion mbi llogaritë false. Twitter ka ngritur padi ndaj shefit të Tesla dhe në Tetor do të përballen në gjykatë./tvklan.al