Në Berovë këtë mëngjes regjistrohet temperatura më e ulët për këtë periudhë

Në Berovë sot në mëngjes është  regjistruar temperatura më e ulët në vend për këtë periudhë, tre gradë, ndërsa më së ngrohti në Dojran 12 gradë.

Siç kumtoi DPHM, deri në orën 8:30 janë matur katër gradë në Lazaropolë, 6 në Strumicë dhe Manastir, 7 në Hanet e Mavrovës, Tetovë, Pretor, Kriva Pallankë, Prilep dhe Shkup-Petrovec, 8 në Shtip, Kodrën e Diellit dhe Demir Kapi. 9 në Shkup-Zajçev Rid dhe Kumanovë, si dhe 10 në Krushevë, Vinicë dhe Gjevgjeli.

Sipas DPHM, gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Rreth mesditës dhe pasdites do të ketë rritje lokale të vranësira e ndjekur nga shfaqja e reshjeve afatshkurtra të shiut. Do të fryjë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 16 deri në 26 gradë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share