Ndryshon Sekretariati i PS, Rama publikon emrat

Kryeministri Edi Rama njoftoi në Asamblenë e Partisë Socialiste ndryshime edhe në Sekretariatin e kësaj partie.

“Me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm në detyrë Blendi Klosi, unë ju kërkoj të miratoni strukturën dhe përbërjen e re të Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë, i cili do të duhet t’i nënshtrohet votëbesimit të Asamblesë në Kongres, pra do ta votojë Asambleja në Kongres jo sot këtu, ta bëjmë pasi të prezantohet platforma nga Sekretari i Përgjithshëm”, tha Rama teksa zbuloi emrat si më poshtë:

Sekretari i Organizimit, Ardjan Çela

Sekretar i Burimeve Njerëzore, Eduard Ndreca

Sekretare e Gruas, Evis Kushi

Sekretar Dixhital dhe i Rinisë, Etien Xhafa

Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Ardian Salianji

Sekretare e Programit, Milva Konomi

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share