Ndryshojnë sërish çmimet e derivateve në RMV: Lirohet dizeli, shtrejtohet benzina

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,13 % në raport me vendimin e datës 11.3.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: Te benzina për 2,891 %, te nafta për 0,594 %, te vaji ekstra i lehtë rritja është për 0,566 % dhe te mazuti për 0,314%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,817%.

Nga data 19.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 85,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,797 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,222 den/kg dhe tani do të jetë 43,797 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.3.2024. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta qëjanë përcaktuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share