Bujar Osmani në emisionin Ora e Parë tha se në vendet jashtë RMV-së po punohet maksimalisht që qytetarët të arrijnë në kohë t’i ndërrojnë dokumentet, në disa vende madje punohet edhe gjatë vikendit edhe me dy ndërrime, njofton Klan M.
”Ka SOS telefon në ambasadë dhe Ministrinë e Jashtme, por në Gjermani dhe Itali arritëm të bëjm që të punohet dy ndërime pra pasdite deri vonë 20 deri 21:00 dhe në vikend pra të shtunën dhe të dielën që t’ua lehtësojmë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të arrijnë sa më shpejtë dhe lehtë t’i ndërrojnë dokumentet” – tha Bujar Osmani. /tvklan.mk/