Ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale janë futur në rend dite të seancës Parlamentare të caktuar për të mërkurën, më 11 shtator. Me kwto ndryshime parashihet të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar deri në fund të vitit, pasi kryetarët e kwtyre komunave u zgjodhwn pwr deputet dhe ministra.
Për të kaluar amendamentet nevojitet edhe shumica e Badenterit. Sipas paralajmwrimeve Siç njoftoi pritet qw edhe deputetët e BDI-së të votojnë për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilat do të sigurohet shumica e nevojshme prej dy të tretash.
Partia më e madhe opozitare nga blloku maqedonas, LSDM, ende nuk është deklaruar nëse do ta mbështesin këtë zgjidhje ligjore.
Nëse ligji i propozuar nuk merr mbështetjen e duhur në Kuvend, atëherë sipas zgjidhjes aktuale ligjore, deri në fund të vitit do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarë komunash në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar.