Organizatat joqeveritare kërkojnë që Ligji për Planifikim Urban, i cili ditë më parë kaloi në Kuvend me procedurë të shkurtuar, të mos dekretohet nga Presidentja dhe të kthehet në Kuvend për debat publik.
Ata thonë se kaosi urbanistik në qytetet në vend është rezultat i ligjeve të miratuara pa konsultime me të gjitha palët dhe përmes procedurave jotransparente. Ligji në fjalë nuk u vendos as në ENER për shqyrtim publik.
“Në pritëm diçka më shumë dhe më mirë, sidomos në fillim të mandatit të të një qeverie se do të shfaqë një mënyrë tjetër qeverisje dhe menaxhimi, sepse nëse përsërisim gabimet e kaluara, nuk mund të presim rezultate të ndryshme nga ajo që tani po jetojmë. 04:43 Ato pasoja ne nuk mund t’i parashikojmë tani, por mund të jenë shumë më serioze dhe shumë më tepër ta përkeqësojnë cilësinë e jetës” – tha Jane Dimeski, ”Mundësi për qendrën”.
Nga “Nisma O2” janë kundër vazhdimit të mundësisë së bërjes së PDU-ve sipas ligjit të vjetër, me të dhëna të vjetëruara dhe në një procedurë jo transparente.
Tatjana Stojanoska nga kjo organizatë thotë se zgjidhja për 600 PDU-të, procedura për të cilat ka ngecur, nuk mund të sillet përnjeherë, sepse ato procedura kanë ngecur për shkak të pengesave të shumta që kanë.
“Ne i përcollëm vërejtjet tona, por nuk kishte asnjë reagim nga askush, përkundazi ,ministri ende është I bindur se po i ndryshon gjërat për mirë. Nuk mund të bësh ndryshim për mirë duke rikthyer në zbatim ligje të vjetra, përkatësisht përmes një ndryshimi të shpejtë në të cilën ne ende shuajmë zjarr. Nuk mund të shuash zjarr duke ndezur flakë të reja. Na degjuan me vësh, por jo me mendje. Urbanizmi është një nga faktorët që ndikon në ndotjen e mjedisit jetësorë” – tha Tatjana Stojanovska, iniciativa.
Aktivistët ngritën shqetësimin edhe pasi, siç thonë, ligji në fjalë mundëson ndërtimin e garazheve shumëkatëshe pa plan urbanistik, vetëm me projekt urbanistik.
Gjatë arsyetimit të ndryshimeve të këtij ligji, Ministri Aleksandar Nikollovski tha se përmes këtyre ndryshimeve shkollat, spitalet, kopshte, si dhe garazhe shumëkatëshe do të mund të ndërtohen më thjesht dhe me më pak procedura, si dhe do të zgjidhet çështja e 600 Planeve Detaje Urbanistike, të bllokuara prej vitesh.
Nikollovski gjithashtu paralajmëroi miratim të ligjeve të veçanta për komunat Karposh dhe Qendër, përmes të të cilave, sipas tij, do të krijohen kritere të qarta sipas të cilave këto komuna do të zhvillohen në të ardhmen. /tvklan.mk/