Ndryshimet në Kodin Penal japin efektet e para – Mijallkov lirohet nga akuza për përgjimet

Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot shënoi përfundimin e ndjekjes penale të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i akuzuar për përgjime masive të paligjshme të qindra qytetarëve në Maqedoni nga viti 2008 deri në vitin 2015, përcjell KlanM.

Përfaqësuesit e prokurorisë në rastin e njohur si “Target – Fortesa”, thanë para gjyqit se veprat për bashkim kriminal dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, për të cilat akuzohet Mijallkov, vjetërsohen në formë absolute dhe kjo si pasojë e ndryshimeve të fundit të Kodit Penal.

“Ashtu si në dy rastet e tjera të mëparshme të përgjimeve, edhe në këtë, për fat të keq nuk do të kemi zgjidhje penalo juridike dhe sërish nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për përgjimet e paligjshme në shtet. Kemi vjetrim të plotë, që është pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve në Kodin Penal”, thotë prokurorja publike Lençe Ristovska, për rastin “Target – Fortesa”.

Të gjitha harxhimet e bëra deri tani për këtë lëndë, do të paguhen nga buxheti i shtetit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share