Ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive sot në Kuvend!

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e dytë, në rend dite të së cilës është edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Siç qëndron në ueb-faqen e Kuvendit në rend dite të kësaj seance janë dhe dy pika tjera – Verifikimi i mandatit të deputëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi duhet në mënyrë plotësuese ta vërtetojë mandatin e kandidates për deputete nga Njësia e gjashtë zgjedhore, Imërlie Saliu-Fetai pas rivotimit në disa vendvotime më 22 maj në këtë njësit zgjedhor. Verifikimi fillimisht duhet të kalojë në Komisionin kuvendor të verifikimit.

Në elaborimin për ndryshimet e propozuara dhe plotësimin e Ligjit për organizim të organeve të administratës shtetërore  është theksuar se qëllimi është riorganizimi i ministrive dhe organeve të maturës shtetërore, në mënyrë që do të mundësojë funksionimin e tyre të drejtë, mospërputhjen e kompetencave dhe linjën përkatëse të llogaridhënies në bazë të treguesve të definuar paraprakisht të suksesit në punën e institucioneve.

“Riorganizimi i ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore bëhet me qëllim që puna e tyre të përshtatet me nevojat moderne të funksionimit të organeve të administratës shtetërore, veçanërisht në drejtim të vendosjes së një fokusi më të madh në punët në fushat e energjisë, burimeve minerale, minierave, si dhe sporteve. Sa i përket kompetencave, ministritë marrin kompetenca më të qarta, kompetencat e ndërthurura ndërmjet ministrive ekzistuese janë demarkuar dhe lihet hapësirë ​​që rregullorja kornizë e organeve të administratës shtetërore të përcaktohet saktë me ligje materiale”, thuhet në sqarim.

Theksohet se domosdoshmëria e ndryhsimit dhe plotësimit të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me të cilin parashikohet edhe formimi i ministrive të reja del nga fakti që disa organe të administratës shtetërore dhe organizata administrative, si dhe organe të pavarura nuk janë funksionale dhe nuk e plotësojnë funksionin e tyre kryesor gjegjësisht të njejta të funksonojnë për realizim më efiaks të të drejtave, detyrimeve dhe intreresit të qytetarëve dhe personave juridikë.

VMRO-DPMNE pardje i propozoi në Kuvend me procedurë të shkurtuar ndryshimet e Ligjit për organizim të punës së organeve të administratës shtetërore, me të cilat do të bëhet riorganizim i ri i qeverisë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas dorëzimit të amendamenteve ligjore, u bëri thirrje të gjithë deputetëve që t’i mbështesin ato. Me ndryshime të tilla, sipas Mickoskit, do të fitojmë efikasitet, do të modernizojmë qeverinë dhe do të përmirësojmë jetën e qytetarëve.

“Premtuam shtet funksional dhe juridik, Qeveri efikase që do të zbatojë reforma. Thelbi i besimit të madh të qytetarëve është politikat të cilat qeveria e ardhshme duhet t’i zbatojë në mënyrë që të ketë sundim të së drejtës, të mos ketë qytetarë të rendit të dytë, të përforcohet ekonomia, nxënësit të kenë libra shkollorë në fillim të vitit, në shëndetësi të ketë kushte, për bujqit subvencione dhe tërë atë që premtuam në program. Që e tërë kjo të zbatohet, nevojitet të miratohen ndryshimet dhe riorganizim i Qeverisë”, deklaroi Mickoski

Lexo gjithashtu
Total
0
Share