Ndryshimet ligjore | A do të kufizohet lëvizja e të pavaksinuarve?!

Nëse ka ndryshime drastike me situatën e COVID-19 në vend ose sërish paraqitet epidemiа e fruthit, kompetentët do të kenë mundësi ligjore ta kufizojnë lëvizjen e personave të pavaksinuar nëpër objekte dhe institucione të caktuara. Këtë mundësi Qeveria do ta ketë me ndryshimet e Ligjit për sëmundje ngjitëse që është në procedurë parlamentare.

“Kjo nuk ka të bëjë me qytetarët që nuk duan të vaksinohen, por i ndërgjegjësojmë dhe njoftojmë se mosvaksinimi me automatizëm nuk është e drejtë për lëvizje kudo qoftë dhe kurdoqoftë” – thotë Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Vaksinimi për COVID-19 nuk është I obligueshëm, por dy vitet e kaluara, me situatat e krizës dhe vendimet e Qeverisë, kishte kufizime të lëvizjes dhe udhëtimit jashtë vendit.

Nëse kalojnë ndryshimet ligjore ata do të vlejnë edhe për mosvaksinimin gjatë kalendarit të detyrueshëm të imunizimit.

Këto ndryshime ligjore do të prekin një kategori të madhe të qytetarëve duke marrë parasysh se në vendin tonë të pavaksinuar janë gjysma e popullsisë.

Nga ana tjetër, pediatrët druajnë nga paraqitja e fruthit, për shkak të përshirjes së ulët me vaksinat MRP, kurse sa i përket COVID-19, deri në fund të vitit 250.000 doza të vaksinave “Pfizer”, për shkak të afatit të skaduar, do të përfundojnë në deponinë “Drislla”. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share