Ndryshimet Kushtetuse! Shaqiri: Do të ndodhin në momentin e duhur – Toska: Procesi eurointegrues ngeci si shkak i qeverisjes VMRO-VLEN

Deputeti nga VLEN, Rijad Shaqiri në emisionin Klan Debat tha se Ndryshimet Kushtetuese do të ndodhin shumë shpejt por në kohën e duhur.

“Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin shumë shpejt dhe Maqedonia do të ecë drejt eurointegrimeve. Ne dy tre herë kemi hap shampanja nëpër aeroplanë për këto eurointegrime, ju kujtohet Bujar Osmani. Tashmë ngeli që në këtë vit 2024 të kemi rekomandim edhe nga  faktori ndërkombëtar që të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe Maqedonia të ecë drejt BE-së. Edhe nga VMRO ka një gatishmëri për këto ndryshime kushtetuese mirëpo po presim momentin e duhur. Nuk besoj që ndodhin pas zgjedhjeve lokale sepse Maqedonia nuk ka kohë të pres deri atëherë”, tha Shaqiri.

Deputetja e BDI-së, Dijana Toska tha se kjo qeveri ka vonuar eurointegrimin e vendit sepse sipas saj VLEN nuk duhet të bëhej pjesë e qeverisë pa pasur garancë për ndryshimet kushtetuese.

“Jemi pro dhe do të bëjmë çmos që ti votojmë ndryshimet kushtetuese. Ne kemi thënë që nuk duhet të hyjmë në qeveri pa u bërë ndryshimet kushtetuese, sepse ju VLEN-i e stërzgjatet, dhe ky rezultat është i partisë maqedonase në pushtet, që ju morën juve në koalicion që u kënaqët me thërrimet që ju dhanë”, tha Toska. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share