Ndryshimet Kushtetuese, VLEN: Zgjidhja nuk mund të jetë e njëanshme, pa VMRO-në s’ka shumicë prej 2/3!

Qeveria e re, në të cilën koalicioni VLEN është një partner i përgjegjshëm dhe aktiv, është thellësisht e përkushtuar ndaj agjendës evropiane – thuhet në komunikatën e VLEN lidhur me afatin gjashtëmujor për ndryshimet kushtetuese si hap drejt vazhdimit të rrugës drejt BE-së!

Nga VLEN thonë se në mënyrë aktive punojnë për të përmbushur me dinjitet kushtet që do të dinamizojnë procesin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Sipas VLEN, Afati gjashtëmujor nuk është vetëm një kornizë kohore, por një obligim që e kuptojmë dhe e respektojmë.

“Megjithatë, është e nevojshme të respektohen logjika politike dhe realiteti. A ka shumicë prej 2/3 në Kuvend pa deputetët e VMRO-DPMNE-së? Jo, nuk ka. Pikërisht këtu qëndron thelbi: integrimi kërkon bashkëpunim, maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha subjektet politike. VLEN nuk i harron obligimet, por rikujtojmë se zgjidhja nuk mund të jetë e njëanshme” – thonë nga VLEN.

VLEN u bën thirrje të gjithë faktorëve shoqërorë, përfshirë partitë politike, të ndalojnë manipulimet e politike në kurriz të integrimeve evropiane.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share