Ndryshimet Kushtetuese: Qeveria dhe opozita me qëndrime të pandryshuara

KOVAÇEVSKI AKUZON SE NË KUVENDIN E RMV-SË KA DEPUTET TË UDB-së

Ekziston rreziku që vetoja për integrimet evropiane të mos vijë nga jashtë, por nga brenda thotë Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në vigjilje të seancës së nesërme parlamentare për ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.

“Lidhur me amendamentet nuk kishte asnjë vërejtje. U prezantuan para OJQ-ve, para akademikëve, para partive dhe amendamentet nuk prekin cështjet e popullit maqedonas. Mendoj se debati dhjetë ditor është mundësi e mirë që qytetarët të binden se është një process për realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimit në NATO” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Por, pa përmendur emra, Kryeministri Dimitar Kovaçevski akuzoi se në Kuvendin e RMV-së ka një deputet që është pjesë e ish-shërbimit sekret jugosllav dhe policisë gjegjësisht “Udbës”.

Ai, sic njofton KlanM, shtoi se ai deputet nuk dëshiron ta shohë Maqedoninë si pjesë të Bashkimit Evropian.

“Ne kemi ende një deputet në Kuvend që vjen nga radhët e “Udbës”. Çfarë qëndrimesh dëshironi të ketë ai? Për të parë vendin në BE? Ai ndërtoi karrierën e tij që vendi të mos jetë në BE dhe të jetë në marrëdhënie jo të mira me fqinjët. E ju prisni që ai të çojë vendin drejt BE-së? Nuk mundet. Shtetin në BE mund ta çojnë vetëm politikanët e rinj, të cilët kanë parë se çfarë duan gjeneratat e reja” – tha Kovaçevski.

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE duke përsëritur qëndrimin tashmë të njohur se kjo parti nuk do t`I mbështesë ndryshimet kushtetuese.

“Po të kishte deputet të mjaftueshëm për ndryshimet kushtetuese do të kishte votim shumë kohë më parë. Nesër do të shihet sërish se nuk do të ketë asnjë ndryshim të Kushtetutës. Gjithçka që po bën Kovaçevski është duke mbajtur peng shtetin për shkak të dëshirës së tij për të qëndruar në pushtet edhe një ditë” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Kuvendi nesër edhe zyrtarisht nis me punë me seancën e 123-të, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është Propozimi për nevojën për ndryshim të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Debati duhet të përfundojë më 31 gusht. Deputet do të kenë kohë të limituar për të folur në foltoren e Kuvendit. Ndërhyrjet në Kushtetutë i referohen shtimit të pjesëve të kombeve në Preambulë dhe nenet 49 dhe 78 të Kushtetutës, kur numërohen pjesët e kombeve në shtet.

Në formulimin: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vllah, populli serb, populli rom, populli boshnjak e të tjerë”, vihet presje pas fjalës popull boshnjak dhe shtohet: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share