Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, vlerson se Qëndrimi I Qeverisë lidhur me përfshirjen e Bullgarëve në kushtetutë është i qartë dhe i pandryshuar dhe se në këtë drejtim duhet të jepet përgjigje në dy pyetje, gjegjësisht cila është arsyeja e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë dhe çfarë fitojmë ne si shtet. Mickoski theksoi se populli maqedonas bëri gjithçka si asnjë popull tjetër deri më tani ndërsa tani është radha e Evropës të bëjë diçka në këmbim.
“A mund dikush të na garantojë se kjo është gjëja e fundit që duhet të bëjmë, sepse garanca se kjo është gjëja e fundit dëgjojmë që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar kur ndryshuam emrin, ndryshuam flamurin tonë, ndërruam kartëmonedhat, ndarjet territoriale, kishim një konflikt ushtarak, ndryshuam Kushtetutën disa herë dhe gjithmonë mesazhi nga Brukseli ishte, vetëm ky dhe ju jeni më të mirët në klasë dhe jeni ata që do të jeni të parët, por për fat të keq të gjithë kaluan ndërsa ne mbetëm në korridor duke pritur të na hapet dera, të ulemi të negociojmë. Na vjen keq, por ne kemi bërë mjaft. Tani duhet të tregoheni të përkushtuar, domethënë të bëni diçka për këtë, do të thoja, një nga popujt numerikisht më të vegjël në Evropë, e ky është populli dhe qytetarët maqedonas”, tha Mickoski. /tvklan.mk