Ndryshimet kushtetuese – Grupi punues përfundoi debatin për rregulloren, votimi të premten

NIKOLLOVSKA: NUK DO TË SPEKULOJA SE KUR DO TË JETË GATI TEKSTI PËR NDRYSHIME KUSHTETUESE

Grupi i punuës për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve kushtetuese me të cilat bullgarët do të përfshihen Kushtetutën e shtetit, në seancën e sotme në Qeveri përfundoi me diskutimin e Rregullores, ndërsa pritet që të premten e ardhëshme të votohet. Kështu pas mbledhjes deklaroi kryetarja e Grupit të Punës Margarita Caca Nikollovska.

“E rishqyrtuam rregulloren. Kemi mbaruar shqyrtimin dhe do ta votojmë të premten. Kjo ishte përmbajtja e seancës së sotme. Komisioni është i përbërë nga 23 anëtarë, të gjithë do të duan të thonë diçka, dhe gjithsesi kanë të drejtë. Të gjitha këto duhet të shqyrtohen, të përmblidhen dhe në varësi të të gjithave do të vazhdojë edhe hartimi i draft amendamenteve”, tha Margarita Caca Nikollovska.

Në lidhje me njoftimet se pritet propozim-iniciativa për ndryshime kushtetuese në Kuvend të përfundojë deri në fund të majit, kryetarja e grupit punës tha se nuk dëshiron të spekulojë. Grupi punues ka 23 anëtarë, dhjetë prej të cilëve janë ekspertë, dhjetë janë propozime të partive politike dhe tre janë anëtarë të institucioneve, Kabinetit të Presidentit, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe SÇE./KlanMacedonia/

Arbana Q. Klimenta

Lexo gjithashtu
Total
0
Share