Ndryshimet klimatike: Frika e lëvizjes në një territor të paeksploruar pas temperaturave rekord

“Nëse temperaturat nuk bien deri në fund të vitit, atëherë ndryshimet klimatike do të bëjnë që të lëvizim në një territor të paeksploruar”.

Ka qenë kjo deklarata që ka bërë një shkencëtar në një prononcim për prestigjiozen “BBC News”. Ky paralajmërim ka ardhur pasi të dhënat e reja kanë treguar se muaji i kaluar ishte më i ngrohti global i regjistruar.

Kjo ka nxitur shqetësime se bota mund të jetë duke u përjetuar një fazë të re të ndryshimit edhe më të shpejtë të klimës. Pas nxehtësisë së fundit qëndron një sistem moti i quajtur “El Nino”.

“Deri në fund të verës, nëse ne jemi ende duke parë temperaturat rekorde në Atlantikun e Veriut ose gjetkë, atëherë me të vërtetë kemi lëvizur në një territor të paeksploruar,” tha drejtori i Institutit Goddard të NASA-s për Studimet Hapësinore, Gavin Schmidt, për BBC News.

Shumica e studiueseve ende nuk besojnë se klima ka hyrë në një fazë të re duke pasur parasysh tendencat afatgjata të ngrohjes. Por shkencëtarët po përpiqen të shpjegojnë pse fundi i vitit 2023 ishte kaq i ngrohtë.

“El Nino”, i cili filloi Qershorin e kaluar dhe arriti kulmin në Dhjetor, ka shtuar nxehtësinë edhe si pasojë e djegies së lëndëve djegëse fosile, nxitësi kryesor i temperaturave të larta./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share