Ndryshime në ASK, Bojan Hristovski drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare!

Në seancën e sotme të Qeverisë, është miratuar vendimi për ndryshime kadrovike në Agjencinë për Sigurinë Kombëtare. Nga pozita e Drejtorit është shkarkuar Zare Miloshevski kurse në vend të tij vjen Bojan Hristovski.

Miloshevski erdhi në pozitën e Drejtorit pasi u zgjodh si pasardhës I Viktor Dimovskit. Emërimi erdhi në kohën kur Agjencia për Siguri Kombëtare përballej me skandale pas dhënies së shtetësisë maqedonase për oligarkun ukrainas, Oleksandr Onishçenko.

Ndryshe, Bojan Hristovski ka qenë ish-kundërzbulues, ka punuar në MPB, kurse ende është aktiv në funksionin partiak si Kryetar I Komitetit të Qytetit të VMRO-DPMNE-së në Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share