Para dy ditëve, Shkupi, ishte qyteti i dytë në botë më i ndotur dhe tashmë dy ditë në fuqi është alarmi portokalli respektivisht tabela që tregon se ajri është jo i shëndetshëm për të sëmurët kronik dhe fëmijët edhe pse, sipas IQAir, tashmë gjendet rreth vendit të 30-të në botë, sipas tabelës së ndotjes.
Sipas të dhënave të Platformës IQAir, Shkupi, të premten kishte 263 njësi koncentrimi të grimcave të dëmshme. Nievli I PM2.5 ka qenë 37.7 herë më I lartë se vlera e lejuar vjetore sipas OBSH-së.
Probleme të njëjta vërehen edhe në Strumicë, Kavadar, Tetovë dhe Koçanë.
Nga ana tjetër, sipas njoftimeve të Sistemit Automatik Shtetëror për cilësinë e ajrit, në vitin 2024 në Tetovë janë shënuar 94 ditë me ajër të ndotur. Standardet Botërore të Shëndetësisë rekomandojnë që brenda një vitit kalendarik të mos ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur.
Ndotja e ajrit me përmasa vdekjeprurëse, kurse Qeveria VMRO-VLEN-ZNAM mbetet e paralizuar dhe e paaftë për të zgjidhur këtë problem – reagojnë nga “Levica” duke e quajtur ndotjen si gjenocid, sic thonë, duke injoruar me vetëdije këtë situatë alarmante.
Nga “Levica” kërkojnë shkarkimin e Ministrit të Ambientit Jetësor, Izet Mexhitit.
LEVICA
“Zv/Kryeministri Mexhiti i cili si Ministër për Ambinet Jetësor duhet të jetë mbrojtësi më i shquar i shëndetit dhe natyrës – e ka shndërruar ministrinë në shtab të tij personal partiak, kurse funksionin e kryen kryesisht për promovimin e agjendave shqiptare dhe projekteve etno-shoviniste. Ndërkohë, me mijëra qytetarë vdesin nga ajri kancerogjen, nga sëmundjet kronike dhe komplikime që lidhen me këtë katastrofë, ku gjatë kësaj nuk njihet përkatësia etnike.”
Shifrat flasin ne në Maqedoninë e Veriut, për çdo vit nga 3.828 deri 5.000 njerëz humbin jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e ekspozimit ndaj grimcave të dëmshme PM2.5.