Ndotja e ajrit! Përplasje LSDM-VMRO-DPMNE

LSDM AKUZON VMRO-DPMNE PËR INJORIMIN E NDOTJES SË AJRIT NË SHKUP

VMRO-DPMNE: NDOTJA E AJRIT KËRKON ZGJIDHJE AFATGJATA

LSDM ka kritikuar qeverinë e VMRO-DPMNE për injorimin e ndotjes së ajrit në Shkup. Socaildemokratët akuzojnë qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete për të luftuar ndotjen, duke injoruar premtimet për investime në ajër të pastër dhe uljen e ndotjes me 50%. Po ashtu, buxheti për këtë problem është ulur ndjeshëm.

LSDM

“Kur ishte në opozitë, DPMNE shpallte mbi 1 miliard euro për investime në ajër të pastër dhe ulje të ndotjes me 50%. Si qeveri DPMNE nuk po merr asgjë tani. Kanë kaluar 7 muaj, nuk ka asnjë masë kundër ndotjes. Gjithashtu, qeveria uli me 51% paratë për luftën kundër ndotjes së ajrit dhe në buxhetin e vitit 2025 nuk përfshihen programet mjedisore që zbatohen me sukses prej vitesh.”

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në për paaftësi gjatë periudhës së qeverisjes së tyre.

VMRO-DPMNE

“LSDM në shtatë vite pushtet, po të ishte kujdesur për ajrin e ambientit dhe mjedisin, aq sa u interesua për ngritjen e tenderëve të dyshimtë nga të cilët përfitonin miliona, rezultatet e para do të ishin parë tani. Sepse është e qartë për të gjithë se ndotja e ajrit nuk është një problem që zgjidhet me zgjidhje të shpejta nga sot në nesër, por është një problem që kërkon zgjidhje sistematike që japin rezultate në planin afatmesëm dhe afatgjatë.”

Nga VMRO-DPMNe  shtojnw sse ndotja nuk mund të zgjidhet me masa të shpejta, por kërkon reforma dhe investime të mëdha, përfshirë ndryshime në sistemin e ngrohjes dhe ndërtimin e termocentraleve të reja me gaz. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share