Ndotja e ajrit në vend, pasoja negative në shëndetin e qytetarëve

MSH: QYTETARËT TU PERMBAHEN REKOMANDIMEVE, VEÇANËRISHT PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE

Ndotja e ajrit mbetet problem në shumë qytete në vend e gjegjësisht në qytetin e Shkupit,  e cila ndikon ndjeshëm dhe në cilësinë e shëndetit dhe jetesës së qytetarëve. Nga Ministria e Shëndetësis thonë që me rritjen e vlerave të grimcave PM 10, është e nevojshme që qytetarët tu përmbahen disa rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore:

“Me rritjen e vlerave të grimcave PM 10, rekomandohet përdorimi i maskës për mbrojtjen e sistemit të frymëmarrjes – N95 dhe shmangia e aktiviteteve në natyrë kur niveli i ndotjes është i lartë. Ky rekomandim është veçanërisht i rëndësishëm për personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët me astmë ose sëmundje të tjera të frymëmarrjes” – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu rekomandohet edhe mbyllja e dritareve dhe dyerve, për të mos lejuar që ndotësit e ajrit të jashtëm të hyjnë nëpër shtëpi. Nha Ministria e Shëndetësisë thonë se ngrënia e ushqimeve, frutave dhe perimeve të freskëta dhe të shëndetshme mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen nga efektet negative të ndotjes.

“Mbajtja e trupit tuaj të hidratuar mirë është veçanërisht e rëndësishme – pirja e ujit ndihmon në largimin e toksinave nga trupi juaj dhe për të mbajtur sistemin tuaj të frymëmarrjes të shëndetshëm. Për sa i përket ushtrimeve, rekomandohet që të bëhen në ambiente të mbyllura. Shmangni ushtrimet në natyrë, është më mirë në palestër ose ushtrime në shtëpi. Pini antioksidantë, vitaminë C, D, zink dhe vitamina të tjera” – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat që janë me sëmundjet si astma dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes, është e domosdoshme të ndjekin këshillat e mjekut amë dhe monitorimin e gjendjes mjekësore. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share