Ndotja e ajrit në nivel alarmant në qytetin e Gostivarit!

Ndotja a ajrit vazhdon të ngelet dukuri shqetësuese në Maqedoninë e Veriut.

Pas Shkupit, Kërçovës dhe Strumicës, tashmë ajër të ndotur në nivel alarmant është regjistruar dhe në qytetin e Gostivarit, informon Klan Macedonia.

Më datë 24 janar, ajri në Gostivar është i pashëndetshëm sipas IQ air, teksa një përmirësim i vogël vërehet në qytetin e Shkupit.

 

 

Kujtojmë se si pasojë e ajrit të ndotur në disa qytete të vendit janë miratuar masa për mbrojtjen e qytetarëve.

Të njejtët apelohen të shmangin lëvizjet e panevojshme në hapësira të jashtme si dhe një katëgori e punëtorëve janë të liruar nga puna. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share