Ndodhet në kërkim për mashtrimin miliarda Dollarësh, rishfaqet papritur “Mbretëresha e kriptove”

Pas 5 viteve në hije, Ruja Ignatova, mashtruesja e kriptomonedhave që së bashku me bashkëpunëtorin e saj Sebastian Greenwood akuzohet për vjedhjen e 4 miliardë Dollarëve nga investitorët, është kthyer. Disi.

Ignatova, e njohur si “Mbretëresha e kriptove” është shfaqur muajin e kaluar në një dokument pronësie të qeverisë britanike si pronare e një rezidence luksoze në Londër, të regjistruar së fundmi, e cila sipas Decrypt, është blerë nga një shoqëri të quajtur Abbots House Penthouse Limited.

Ndonëse Ignatova e ka blerë pronën nën emrin e kësaj kompanie në vitin 2016, një ligj i ri britanik kërkon që përfituesve të shoqërisë t’iu shkruhet emri i plotë që të finalizohet blerja.

Në fjalë të tjera, duket sikur Igantova,e  cila nuk është parë prej 5 vjetësh, është detyruar të dalë nga vendi ku është fshehur dhe të nxjerrë në shitje pronën miliona Dollarëshe në Londër. Fatkeqësisht për “Mbretëreshën e kriptove”, listuesi i pronave e hoqi apartamentin nga tregu i shitjeve sapo zbuloi që shitësi i tij ishte një mashtruese globale.

Kjo tregon që është ende gjallë”, tha Jamie Bartlett i cili drejton një emision në “BBC” të quajtur “Mbretëresha e humbur e kriptomonedhave”. “Ka dokumente diku atje jashtë që përmbajnë të dhëna kyçe për vendndodhjen e saj të fundit”, shton ai.

Ruya Ignatova vijon të jetë e vetmja femër në listën e 10 njerëzve më të kërkuar të FBI. Si rregull i përgjithshëm, 5 vite është një kohë e gjatë qëndrimi jashtë radarit të autoriteteve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share