Ndodh edhe kjo! E çoi makinën për ta lyer, ia marrin për xhiro dhe më pas tentojnë ta shtypin. Pranga dy vëllezërve

2 vëllezër nga Durrësi kanë rënë në prangat e policisë. Mësohet se ata kanë tentuar të përplasin një person duke e marrë mbi kofanon e makinës. Ky i fundit kishte dërguar automjetin e tij tek subjekti i dy autorëve për ta lyer. Por ata në vend që të bënin punën, lëviznin nëpër qytet me makinën e 46 vjeçarit.

Kur shtetasi me inicialet E.A i ka kapur “mat” vëllezërit, ka dalë para makinës për t’i ndaluar. Por kjo situatë ka përfunduar me një tentativë për ta aksidentuar atë, e më pas dy të rinjtë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Nuk i kryen punimet e premtuara në automjet dhe e kërcënuan për ta shtypur me automjetin e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë çon në pranga 2 vëllezër, pronar të një subjekti për lyerje automjetesh.
2 vëllezërit e përdornin automjetin e 46-vjeçarit, për të levizur vetë dhe në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se 2 shtetas kishin tentuar të shtypnin me automjet, një shtetas, kishin përplasur automjetin me bordurën, dhe më pas ishin larguar duke braktisur automjetin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Falë reagimit në kohë dhe verifikimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 shtetasve, duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht: D. C., 27 vjeç dhe E. C., 20 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Fermë Sukth. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi E. A. kishte çuar automjetin e tij, në subjektin e vëllezërve, për ta lyer. Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por leviznin me të, në qytet. Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar. Shtetasi E. A. nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share