Ndjekje si nëpër filma aksion, marina meksikane kap varkat e kartelëve të drogës – sekuestron 7,200 kilogramë kokainë

Një ndjekje si nëpër filmat aksion të Hollywood-it ka ndodhur, kur marina meksikane iu vu pas varkave të shpejta të kartelëve të drogës që po tentonin të kontrabandonin 7,200 kilogramë drogë.

Në një video të realizuar nga ajri me helikopter nga marina meksikane, shihet momenti kur varkat lëvizin me shpejtësi të madhe dhe tentojnë t’i shmangin forcat e rendit, transmeton Telegrafi.

Në një kumtesë të lëshuar nga qeveria meksikane, thuhet se sasia e kapur është kokainë dhe njëherit sasia më e madhe e sekuestruar nga administrata e re e Meksikës.
Ndjekja ka ndodhur në brigjet meksikane në Oqeanin Paqësor, dhe ngjasojnë shumë me skenat e filmave aksion të Hollywood-it.

Autoritetet fillimisht i kishin lokalizuar në afërsi të qytetit Manzanillo, dhe më pas u janë vërsulur në afërsi të Lazaro Cardenas. /Telegrafi/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share