Pak ditë më parë, Megan Fox u kërkoi ndihmë fansave të saj për të mbledhur 30 mijë Dollarë në një llogari GoFundMe. Arsyeja ishte se babai i mikeshës së saj u diagnostikua me kancer në pankreas dhe nevojiteshin para për shpenzimet mjekësore.
Ndjekësit u indinjuan nga kërkesa e aktores duke i thënë “seriozisht e ke?” pasi Fox ka një pasuri neto prej 8 milionë Dollarësh. Por Megan ka sqaruar me anë të një postimi në rrjetet sociale arsyen pse ka kërkuar ndihmën e tyre.
“Hej njerëz të çuditshëm. E ka ndonjëri prej jush inteligjencën emocionale se ndoshta Brit nuk do që klientët e saj të famshëm t’i dhurojnë shuma të mëdha parash sepse krijon një dinamikë në marrëdhëniet e saj të punës që e vënë në siklet? Kështu ajo më kërkoi që të postoja GoFundMe që njerëzit të ndihmonin me shuma të vogla parash për ta plotësuar.
Unë thjesht iu binda kërkesës së saj. Çfarëdo gjëje që asaj do i duhet personalisht prej meje, do të ma kërkojë dhe unë do ta bëj privatisht. Diçka për të cilën s’mund të më akuzoni është të jem zemërngushtë ose të mos kem bujari. Provojeni sërish një ditë tjetër (ndoshta nesër) me ndonjë broçkull tjetër, psikopatë!”, përmbyll Fox./tvklan.al