Një pushues nga Elbasani humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të premteje në plazhin e Golemit, në Kavajë. Viktima është një 66-vjeçar, i cili shfaqi probleme shëndetësore sapo preku ujin. Shkak sipas policisë dyshohet se u bë arresti kardiak. Atij iu dha ndihma e parë nga familjarët dhe roja i plazhit. Pavarësisht kësaj, 66-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital.
“Në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në një njoftim të policisë së Durrësit./tvklan.al