Ndeshje vendimtare në Ligën e Kombeve

Cikalleshi: Dua partner në sulm, Veseli: Gati për të zbritur në fushë

Sokol Cikalleshi dhe Federik Veseli janë të bindur se kuqezinjtë kanë forcën për të marrë pikë të plota në dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve.

Përgatitjet për sfidën ndaj Izraelit janë drejt fundit, me grupin e kombëtares shqiptare që është plotësuar tashmë. Tekniku Reja do ta ketë të vështirë për të caktuar formacionin titullarë. Sokol Cikalleshi pritet ta nis nga minuta e parë, teksa para kësaj sfide pranoi edhe skemën që i pëlqen për të luajtur.

Mbrojtësi, Federik Veseli pohoi se është i gatshëm për të mbuluar hapësirat e lëna bosh në prapavijë nga Kumbulla e Gjimshiti për këto dy sfida.

Përballjet do të luhen më 24 Shtator ndaj Izraelit dhe 27 shtator përballë Islandës dhe do transmetohen falas në televizionin kombëtar “KLAN”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share