DY NDESHJE TË VËSHTIRA NË KUALIFIKIMET E QERSHORIT
Futbollistët e Maqedonisë së Veriut do të përpiqen që të nxjerrin maksimumin nga dy ndeshjet e vështira të qershorit, në kuadër të EURO 2024. Të premten në Shkup vjen Ukraina, kurse tri ditë më vonë në “Old Traford” përballen me Anglinë.
Futbollisti i ekipit turk Adana Demirspor, Jovan Manev, pas debutimit pret shansin për të qenë pjesë e formacionit titular. 22-vjecari, thotë se përballja me Ukrainën ka për të qenë e vështirë, por beson në cilësitë e tij dhe të shokëve të skuadrës.
“Na pret një detyrë shumë vështirë kundër Ukrainës. Të gjithë e dijmë se çfarë kualiteti disponojnë, por ne jemi fokusuar në qëllimet tona dhe taktikën që na jep seleksionuesi. Unë si debutues në reprezentacion e realizova ëndrën e fëmijërisë. Kemi kualitet të mëdha të bëjmë punë të madhe të gjithë së bashku” – tha Jovan Manev, futbollist i reprezentacionit.
Debutuesi në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, futbollisti i ekipit danez Sonderjyske, Sefer Emini, thotë se kundër Ukrainës duhet angazhimi maksimal për të arritur rezultat pozitiv.
“Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë. Shpresoj të japi maksimumin në këto ndeshje nëse më jepet mundësia të luaj. Ukrainën e kemi konkurrentë direkt në grupin tonë. Dhe shpresoj që të nxjerrim rezultat pozitiv kundër Ukrainës” – tha Sefer Emini, futbollist i reprezentacionit.
Ndeshja Maqedoni e Veriut – Ukrainë zhvillohet të premten me fillim në ora 20:45, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri zviceran Lukas Fehndrih.
Kujtojmë se mbrëmë Ukraina në ndeshje miqësore luajti baraz 3:3 me Gjermaninë. /KlanMacedonia/
https://youtu.be/GjCpadAXBhc