Pas zjarrit shkatërrimtar në 2019 ajo pritet të jetë gati për vizitorët
Duket se përpjekjeve për të ringritur, Notre -Dame de Paris po ju vjen fundi, 4 vjet pasi një zjarr shkatërroi pjesën e papafingos si edhe disa orendi të vjetra me shumë vlerë brenda katedrales. Në pamjet e publikuara nga Reuters shihen punëtorët në skelat e larta duke instaluar kornizën e re të montimit të majës së katedrales.
Maja e katedrales duhet të rindërtohet në mënyrë identike, që duhet t’u lejojë parisienëve të gjejnë “siluetën e njohur të katedrales së tyre.
Rihapja e Notre-Dame është planifikuar për në dhjetor të vitit 2024, pas Olimpiadës së Parisit gjatë verës, e cila nuk duhet të ketë asnjë ndikim në vazhdimin e punës.
Kujtojmë se zjarri në Notre Dame shkaktoi tronditje në Francë dhe në mbarë botën. Qendra e Parisit po shkatërohej dhe e gjithë skena u pa nga qytetarët e Parisit të përlotur dhe turistët.
Notre-Dame de Paris, e cila u shfaq në romanin klasik të Victor Hugo “The Chungback of Notre-Dame”, është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të cilin e vizitonin 13 milionë vizitorë çdo vit.
Klan News