Ndërron jetë një foshnje shtatë muajshe/ ISHSSH: Po kryhen hetime reth rrastit

“Vetem ne nje periudh prej nje muaj e gjysem ne kliniken per semundje te femijeve kane vdekur pesë fëmij. Rasti i fundit ne këtë klinik eshte vdekja e foshnjes shtatë muajshe e cila mbremë ndëroj jete, ky rast eshte nen hetim per te sqaruar shkaqwt e vdekjes”.

Ndërkaq, Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Kiril Lazov, sot informoi se pas vdekjes së foshnjes ka pasur një inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.  Lazov deklaroj se foshnja është sjellë në Klinikë me dëmtime të rënda të disa organeve.

“Pas konstatimit të gjendjes faktike në zonën e pritjes dhe në fushën e ofrimit të kujdesit shëndetësor, si dhe regjistrimin, nesër do të dalim me të dhëna më konkrete” – tha Kiril Lazov.

Drejtori i kësaj Klinike Rexhep Memedi, i pyetur nga Klan Maqedoni nëse për rastin në fjalë do të ketë përgjegjësi, u përgjigjë duke  deklaruar që në trajtimin e fëmijës nuk pa pasur asnjë gabim mjeksor dhe se për këtë janë të informuar prindërit e foshnjës.

“Të gjitha procedurat janë respektuar dhe nuk ka pasur asnjë gabim mjekësor. Foshnja ka pasur problem gjenetik, nga ku janë dëmtuar organe të shumta. Por nëse konstatohet se nuk ka pasur kujdes të mjaftueshem nga ana e mjekëve, sigurisht që për këtë do të ketë përgjegjësi” – tha Rexhep Mehmedi, drejtor.

Për këtë rast, kanë reaguar edhe nga Bdi, nga kjo parti kërkojnë dorëheqje e drejtorit të kësaj Klinike dhe të ministrit Taravari.

“Vdekja e një tjetër fëmije të pafajshëm në Klinikën Universitare për Fëmijë është një tragjedi që nuk mund të kalojë pa përgjegjësi. Në emër të përgjegjësisë ndaj qytetarëve, kërkojmë menjëherë dorëheqjen e drejtorit të Klinikës dhe ministrit të Shëndetësisë” – thonë nga BDI.

Trupi i foshnjës së pajetë është dorëzuar dje për autopsy për të vërtetuar shkaqet e vdekjes. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share