Dje në burgun e Strugës ka ndërruar jetë 40-vjeçari B.I. i cili po vuante dënimin me burg. Trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, e cila duhet të përcaktojë shkakun e vdekjes, përcjellë Klan M.
“Me datë 04.08.2023 në ora 13:30 në burgun e Strugës në lagjen Teferic në Strugë, është raportuar se ka ndërruar jetë i burgosuri B.I.(40) nga Struga. Është kryer këqyrje dhe sipas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, thuhet në njoftimin e MPB-së. /KlanMacedonia/