Nexhbedin Ibraimi nga Kërçova, ish zëvendës sekretar i Kuvendit sot ka ndërruar jetë. Këtë e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale miqtë dhe familjarët e tij.
Paska ndërruar jetë një mik i mirë, njeri punëtor, i përkushtuar dhe i zellshëm, Nexhbedin Ibrahimi nga Kërçova. Ai ishte një shembull i rrallë i përkushtimit ndaj punës dhe komunitetit, duke lënë pas një trashëgimi të ndritur të vlerave njerëzore. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij. Kujtimi dhe veprat e tij do të mbeten gjithmonë të gjalla në zemrat tona. Qoftë i përjetshëm emri i tij.